Blushi publikon videon: Pesë fakte që duhen mbajtur mend për karrierën e Ramës me kullat në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka publikuar njw video nw Facebook-un e tij, ku shfaqen sipas tij 5 fakte që duhen mbajtur mend për karrierën e Ramës me kullat në Tiranë.

Blushi shkruan në rrjetin social se Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë” dhe se u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.

Postimi i plotë:

PESË FAKTE QË DUHEN MBAJTUR MEND PËR KARRIERËN E EDI RAMËS ME KULLAT NË TIRANË.
? FAKTI 1⃣: Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”.
? FAKTI 2⃣: Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.
? FAKTI 3⃣: Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.
? FAKTI 4⃣: Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milionë euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.
? FAKTI 5⃣: Përgjimet e Anfimafias Italiane nxorën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.
? Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë.
Ai është investitori dhe përfituesi kryesor!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *