Blutë e Tiranës njoftojnë arrestimin e 9 personave; shoferi i “Unazës” akuzohet për…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë persona për vepra të ndryshme penale. Katër prej tyre, nga mosha 31 deri në 54 vjeç, u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Dy persona të tjerë u arrestuan për akuzën e vjedhjes.

Në njoftimin e policisë cilësohet edhe arrestimi i drejtuesit të autobusit urban të “Unazës” i cili shkaktoi aksidentin e djeshëm te “Shallvaret” në kryeqytet. Ai akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një lokal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Paskuqan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. D., 30 vjeç, banues në Babrru, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

– N. K., 36 vjeç, B. L., 54 vjeç, A. K., 52 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *