Boçi denoncon: Pushteti shtyn konfliktin në Elbasan

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, është shprehur se qeveria kërkon ta çojë këtë bashki drejt konfliktit. Boçi tha se i kanë marrë të gjitha masat për të mbrojtur votat e qytetarëve. Ai shtoi se kandidati që ka përballë është pa asnjë program dhe sipas tij, mundohet të kopjojë.

“Fushata zgjedhore ka të gjithë elementët, unë në Elbasan jam në kontakt me qytetarët. Unë jam përfaqësues i opozitës. Çdo qytetar që e ndjen veten në opozitë duhet të jetë pjesë e aksioni të zgjedhjeve”, tha Boçi, duke shtuar: “Kandidati që kam un përballë nuk di të ketë një platformë, por shpesh pjesëza i merr edhe nga programi ynë. Po të isha në vendin e tij, pas 4 vitesh do të dilja të jepja llogari para qytetarëve. Një drejtim apo një Bashki serioze del dhe thotë se cilat janë pikat apo programi ku do të fokusohet. Në Elbasan asgjë nuk ka lëvizur për mirë, ka varfëri, papunësi. Elbasani është kampion për gjërat negative dhe të rinjtë e shkolluar largohen më shumë se nga çdo vend tjetër. Kur Elbasani ka humbur rëndësinë e tij jemi në rastin kur askush nuk vjen ta vizitojë Elbasanin sepse nuk ofrohet asnjë gjë”, tha Boçi.

Gjithashtu ai theksoi se pas 14 majit pushteti do t’u kthehet qytetarëve.

“Ne i kemi të gjitha resurset dhe i kam marrë të gjithë masat që të mbroj votën time. Pushteti shtyn konfliktin. Nëse e shtyn konfliktin atëherë politika plas, duke i konfliktuar qytetarët e Elbasanit, kërkon të kapë fatet e njerëzve për t’i përdorur. Thirri me listë me emër të gjitha gratë e Elbasanit për t’i përdorur. Kërkojnë ta shtyjnë Elbasanin drejt një konflikti shumë të fortë” – tha Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *