Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi kanë dorëzuar ditën e sotme, zyrtarisht mandatin e deputetit.
Ata do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Këlliçi do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës ndërsa Boçi për atë të Elbasanit.
Në zgjedhjet e 14 majit, Boçi do të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë Elbasanit, Gledjen Llatjan, ndërsa Këlliçi, kryebashkiakun Erion Veliaj.