Boçi: Në shtator rikthehen protestat

Nënkryetari i sapo zgjedhur i PD Luçiano Boçi than ë një intervistë televizive se në shtator, do të organizohen protesta kundër Qeverisë.

Më tej ai tha se kërkesa për protesta është e qytetarëve, dhe përveç betejës në Parlament, do të nisin edhe protestat.

“Protesta janë të kërkuara. Ngjarjet janë të tilla që i bëjnë të domosdoshme. Ka zemërim të qytetarëve. Duke parë që është një kërkesë e vazhdueshme, kemi nisur angazhimet tona që në shtator të mos kemi vetëm një betejë vetëm në Parlament, por edhe një betejë tjetër aksioni politik protestues, duke përfshirë të gjithë qytetarët”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *