Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi mori fjalën për prezantimin e mocionit me debat, por kryeministri Edi Rama është larguar për pak minuta për t’u rikthyer sërish.
Ai ka lëvizur dy herë nga vendi ku qëndron. Herën e parë u lagua nga kamerat, ndërsa të dytën shkoi dhe u ul krah deputetit Pandeli Majko. Rama i hodhi krahun në qafë Majkos si dhe foli e qeshi me të,
Nisur nga ky veprim tij, Boçi tha se Rama sapo ballafaqohet më të vërtetën arratiset, dhe se Parlamenti është kobure në dorën e tij.
“I arratisuri nga parlamenti për gati pesë javë u paraqit, por përsëri sapo ballafaqohet me të vërtetën arratiset, Parlamenti është thjesht kobure në dorën e tij këtu nuk zbatohen as ligje as rregulla”, tha Boçi.