Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se kryeministri Edi Rama po bën lojën tallëse me shqiptarët për çmimin e paarsyeshëm të energjisë elektrike.
Në mbledhje të grupi parlamentar do të diskutohet për Reformën Territoriale.
“Qytetet shqiptare janë përgjakur nga vrasje që janë shndërruar në një ritual të zakonshëm, rrugët e Shqipërisë janë kthyer si rrugët e Palermos të vite ’80 me skena krimesh mafioze. Situata dëshmon se policia dhe shteti ka dështuar. Shteti nuk kontrollin dot as të dhënat e veta, jo të jetët e qytetarëve. Po ashtu krimi kibernetik ka një krah të fortë të brendshëm dhe kryeministri vijon lojën e tillë tallëse duke i tundur shqiptarëve çmimin e paarsyeshëm të energjisë, duke ngrirë dhe shkrirë ERE”, tha Boçi.