Bojkoti i vitit akademik/ PL: Mësuesi nuk paguhet as sa kolegët e tyre në rajon, janë të keqtrajtuar nga qeveria

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me protestat e pedagogëve dhe bojkotit për mësim në fillim të këtij viti akademik.

Deputetja e PL, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat tha se në auditoret e universiteteve u ulën sot rreth 1 mijë studentë më pak se vitin e shkuar.

Sakaq shtoi se pedagogët, studentët janë të keqtrajtuar nga qeveria e vendit.

“Ky vit akademik i gjen universitetet shqiptare në ditën më të vështirë. Të braktisura nga një pjesë e madhe e studentëve që zgjedhin të largohen nga vendi, universitetet shqiptare hapin sot dyert ndryshe nga vitet e tjera. Në auditoret e universiteteve u ulën sot rreth 1 mijë studentë më pak se vitin e shkuar. Mbi 11 mijë aplikime janë bërë nga maturantët shqiptarë në universitetet e huaja. Pra, një në tre maturantë ka zgjedhur të shkollohet jashtë. Përgjatë viteve të fundit kemi humbur rreth 50 mijë studentë. Interesi për degët prioritare që u incentivuan nga qeveria është pothuaj zero, një tjetër politikë e dështuar. Degët e mësuesisë janë gjithnjë e më pak të kërkuara, sepse mësuesi nuk paguhet të paktën sa kolegët e tij në rajon. E nisim këtë vit akademik me pedagogët që janë në grevë dhe protestë prej javësh sepse janë të keqpaguar, dhe me financime për kërkimin janë të fundit në rajon. Prej javësh, kërkesës së tyre të drejtë për rritjen e pagës të paktën sa kolegët e tyre ne Kosovë, qeveria i është përgjigjur me arrogancë dhe me mospërfillje. Për të ardhur në përgjigjen tallëse për një rritje 7% nga qeveria, e cila çuditërisht ka para për instalacion argëtues për Kryeministrin me vlerë 4 milion euro, por kur vjen puna për të paguar në mënyrë dinjitoze pedagogët nuk ka. Kjo qeveri nuk ka para as për rritjen e financimit të kërkimit shkencor të paktën në 0.3% PPB, ndërkohë që edhe në progres raportin e fundit të BE-së theksohej që është shumë larg standardit të BE, i cili duhet të jetë 1% e PPB”, tha ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *