Viti i ri akademik ka filluar ditën e sotme, 17 tetor por mësimi akademik është bojkotuar nga pedagogët në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi tha se është në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve.
“950 studentë të rinj të regjistruar në sistemin bachelor. Të gjitha degët e hapura. Në total janë rreth 5000 studentë. Trendi i regjistrimeve njësoj si vitin e kaluar. Jam në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve, shpresoj që të arrijmë aty ku duhet me qeverinë. Të lëmë një ditë tjetër bojkotin. Nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë, i mbështesim”, tha ajo për Report Tv.