Lideri i grupit militant terrorist në Nigeri, “Boko Haram”, Abubakar Shekau, mësohet se ka vrarë veten.
BBC shkruan se, këtë e kanë bërë të ditur grupet rivale të tij, në një regjistrim audio.
Në audion e marrë nga agjencitë e lajmeve, Shteti Islamik, Provinca Afrikane Perëndimore (Iswap) tha se Shekau vdiq duke u shpërthyer me eksplozivë.
Sipas grupit, ngjarja ka ndodhur pas përleshjes mes militantëve të të dyja formacioneve.
Shekau është raportuar i vdekur muajin e kaluar, si dhe i vrarë tashmë. As Boko Haram, as Qeveria e Nigerisë nuk kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Analistët thonë se, nëse konfirmohet vdekja e Sheakut, është e paqartë nëse do të shënonte fundin e “Boko Haramit”.
Disa parashikojnë se vdekja e Shekaut mund të rezultojë me dhënie fund të rivalitetit të dhunshëm mes grupeve “Boko Haram” dhe “Shtetit Islamik Provinca e Afrikës Veriore”, mirëpo të tjerë thonë se, militantët e “Boko Haramit” do t’iu qëndrojnë besnikë ideve të tyre.
Çfarë thuhej në incizim?
“Shekau vrau veten menjëherë duke shpërthyer një eksploziv. Shekau preferoi të poshtërohej në jetën e përtejme sesa të poshtërohej në tokë”,- thuhej në regjistrim.
Por ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Shekau ka ‘luajtur’ rolin e të vdekurit. Shumë herë të tjera ai, ka bërë sikur ka vdekur, dhe më pas është rishfaqur sërish.
/Burimi: BBC, REL/