Një boksier shqiptar, i identifikuar si Liridon. B, i cili ishte një kampion i të rinjve në boks, është gjetur i vdekur në shinat e një stacioni të trenit në Gjermani.
Mediat lokale thonë se ishin punëtorët ata të cilët e gjetën trupin e 23 vjeçarit të shtrirë në tokë pa shenja jete, raporton KosovaPress.
“BILD” shkroi se në mëngjesin e vitit të ri, afërsisht në ora 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni kishte një zënkë të madhe me shokun e tij Andreas M.
Boksieri shqiptar e theri shokun e tij në pjesën e sipërme të trupit duke i shkaktuar lëndime të rënda serioze.
Ky i fundit u dërgua për trajtim në spital, ndërsa dy orë e gjysmë pas zënkës, Liridon B. U gjet pa shenja jete në stacionin e trenit, me plagë nga një mjet i mprehtë.
Se çfarë ndodhi ende nuk është e qartë dhe policia e ka përjashtuar mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar atë me një thikë.
Sidoqoftë, mundësia që Liridoni e ka therur veten nën ndikimin e substancave narkotike nuk është përjashtuar.