Pas ardhjes në Shqipëri të Ramush Haradinajt pak ditë më parë dhe atij takimi të ngrohtë me kryemistrin Rama duke thyer kështu “akullin” e vënë mes tyre, po aludohej se kreu i AAK-së do të ishte kandidat për president.
Haradinaj, ka sqaruar të gjithë opinion publik se nuk do të kandidojë për president të Shqipërisë.
Ai ka shkruajtur se raportimet e mediave të ndryshme se ai do të jetë kandidat për këtë post janë shumë të ulëta.
POSTIMI:
Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë
Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.
Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik! /Priza.al