‘Bomba’ e Ahmetajt: Edi Rama dhe Linda në qendrën e detoksifikimit, biznesmeni u pagoi 10 mijë euro për seancë

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj bëri akuza konkrete ndaj Edi Ramës në intervistën e tij për Çim Peka LIVE.

Ai tha se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit dhe tha se çdo seancë aty kushton 10 mijë euro.

Peka: Ishim tek pjesa e ndeshjes së NBA.

Ahmetaj: A u kap me foto te ndeshja e NBA. Është 22 deri 28 mijë dollarë një biletë. Nuk e tregon kush ia ka paguar, e ka detyrim, po nuk e tregon. Po mirë, e di ti që katër bileta janë trefish e gjysmë e akuzës time për hotelet. Që le të qëndrojnë, nuk qëndrojnë, po le të qëndrojnë. Çfarë ka bërë SPAK-u? Ku i gjen ky këto para? Ky është i pandëshkueshëm, dhe për ata që do ky, ka mbaruar pandëshkueshmëria??? Edhe merret ky me Ben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Ilir Metën, me Bardh Spahiajn, Ervin Salianjin…

Peka: Mos i fut të gjithë në një thes se Beqaj ka firmosur.

Ahmetaj: Dakord ore dakord, po kë do ky që të ndëshkohet, ndëshkohet, kë s’do ky, nuk zbaton as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as nuk lejon hetime. Del thotë për Erionin, për Erionin thotë i cenuan jetën private, familjen, ndërsa tek unë, 40 ditë Top Channel përmes Fugës dhe të këtij, 40 ditë thoshin deri gjëra të 1997. E di Ben Malaj që unë kam lënë leshtë për të ngritur tatimet. Ndërsa për Erionin thotë i hynë te familja, ore ti kreu i organizatës, në shtëpinë time gjetën gjoja vibrator, dolën informacione 5 minuta pasi kishin hyrë në shtëpi, ça the ti? Ti the po të isha unë gjyqtar… ti je gjyqtar, prokuror, autokrat, të gjitha je ti. Po bravo të qoftë, edhe një gjë tjetër, ti je sot në pushtet sot 28 vite, je më afatgjati. Dhe në fund të 28 viteve legasia jote do jetë krimi i organizuar. Mos përziej socialistët me këta. Ti për herë të parë është bërë në Shqipëri sindikatë krimi. Për Erion Veliajn thotë iu prek familja. Fëmija im është kërcënuar tre herë. Është kërcënuar fëmija im ore të dashur shqiptarë, e kam me fakt, punonte si dado, e kishte marrë Erjola, pas shumë investigimeve të mia është kapur duke çuar informacione dhe foto të familjes time dhe me deklaratë noteriale thotë, na futi fëmijën në rrezik, dhe me deklaratë noteriale thotë, kam deklaratën këtu, filania që punon pranë Emerald SPAK Tiranë dhe disa punonjëse të tjera që punojnë atje më është kërkuar të marr informacion për ju dhe për familjen tuaj. Dhe ku shkon fëmija juaj. Kjo është në 20.10.2022, kur kreu i organizatës kërcënoi indirekt përmes SPAK.

Dhe që atëherë unë nuk isha pjesë e Fierit dhe Elbasanit duhej të më gjenin… pra nëna imë nuk është nëna, është lopa, nëna e Erionit është tjetër.

Po mirë fluturimet me çarter i ka deklaruar ky, po marr nja dy, se kam 8, por po marr dy, përveç Air Albania-s që e nxora. Kush e ka paguar fluturimin nga Shtutgarti të çarterit dhe a kanë marrë leje ndërtimi, ky personi?

Peka: Ka udhëtuar Rama me çarter nga Shtutgarti dhe ky person ka marrë leje ndërtimi?

Ahmetaj: Po, po, në vazhdimësi.

Ahmetaj: Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi.

Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime. Njëri i ka thënë, ore ça merreni me robin, robi s’ka lidhje fare. Pastaj ore një sekondë, aty ke 12 fluturime me çarter të kryeministrit, ‘o vëlla po c’punë kemi ne me ato, se ne s’do merremi me kryeministrin, ne kemi punë me tjetër njeri’.

Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi.

Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë.

Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.

Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *