Ish-sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala shtë afër nënshkrimit të kontratës me Romën.
28-vjeçari argjentinas, i cili kaloi më shumë se dy javë si lojtar i lirë, ra dakord me Romën, sipas Radio Radio. Palët kanë rënë dakord tashmë për kushtet e marrëveshjes dhe së shpejti, nëse nuk ka kthesa të papritura, një lojtar i profilit të lartë do të bëhet realitet.
Paulo Dybala ishte afër marrëveshjes me Interin, por milanezët nuk mundën të gjenin vend për sulmuesin pas nënshkrimit të Romelu Lukakut në huazim.
Shifrat e marrëveshjes nuk janë bërë ende publike, por lojtari do të ishte i bindur nga projekti dhe karizma e trajnerit portugez.
Siç është raportuar më parë, për shërbimet e Dybala është interesuar edhe Napoli, duke i ofruar lojtarit afërsisht të njëjtat kushte si Roma.