Daljen me bikini nëpër plazhe duke tërhequr vëmendjen e meshkujve dhe duke eksituar të rinjtë, femrat e marrin si të mirëqenë.
Por këto kostume sensuale banje nuk janë “fringo” të reja, as prodhim i viteve të fundit të atelieve të modës.
Më 5 korrik 1946 inxhinieri Louis Réard krijoi bikinin, pra ky kostum banje sot mbush plot 75 vjet nga ardhja në Tokë.
Kostumi i banjës i përbërë nga dy pjesë shkaktoi drithërima në botën e atëhershme të modës. Sa madje as revista “Vogue”, nuk donte të botonte në kopertinën e saj fotografi modelesh me bikini.
Prandaj prezantimin e parë të bikini-t përpara kamerave e bëri një kërcimtare e një bari striptize, Micheline Bernardini, e cila pozoi para kamerave në një pishinë të Parisit.
Louis Réard e pagëzoi kostumin e ri të plazhit bikini, nisur prej emrit të atolit “Bikini” në oqeanin Paqësor, ku SHBA-të kryen provat e para të bombës atomike.
Reklama e Louis Réard ishte: “Le Bikini, La Première Bombe Anatomique” (Bikini, bomba e parë anatomike)
/Burimi: DW/