Matthijs De Ligt nuk është vetëm objektiv i Chelsea. Së fundmi në garë është futur seriozisht edhe Bayern Munich, raporton Sky Sport De.
Holandezi e do kalimin te bavarezët dhe ka pasur një bisedë me Nagelsmann dhe Salihamidzic, që i ka bërë përshtypje atij.
Tashmë raportohet se kanë nisur diskutimet mes Juventusit dhe Bayernit, edhe pse De Ligt është i shtrenjtë.
Tarifa e transferimit pritet të jetë 60 deri në 80 milionë euro. Të gjithë presin të reja nga ky operacion në merkato.