Bombardime brenda territorit rus, Ukraina merr në kontroll 74 qyteza

Ukraina shënjestroi rajonet ruse me raketa e dronë ditën e mërkurë, teksa forcat e Kievit avancuan edhe më thellë në territorin e shtetit fqinj. Në një akt që turpëron Rusinë, trupat ukraianase të cilat që prej 6 gushtit po çojnë përpara inkursionin më të madh në dekada, kanë marrë nën kontroll 74 qyteza e fshatra sipas kreut të ushtrisë.

Komandantët rusë pretendojnë se fronti në Kursk është stabilizuar, por sipas presidentit Zelenski trupat ukrainase vazhdojnë të avancojnë atje.

“Kreu i forcave të armatosura Syrski, na raportoi për situatën në front dhe mbi operacionin që po zhvillohet në rajonin e Kursk. Në po zgjerojmë zonën e operacionit aktiv. Komandanti na tha se forcat tona po kontrollojnë 74 qyteza e fshatra në rajon”, tha Zelenksy.

Edhe blogerë ushtarakë pro Rusisë, pranojnë se situata është e vështirë dhe se armiku po e rrit praninë në rajonin e Kursk. Moska ndërkohë, njoftoi se kishte shkatërruar 117 dronë ukrainas gjatë natë, kryesisht në rajonet e Kursk, Voronezh, Belgorod e Nizhny Novgorod.

Rusia bëri gjithashtu të ditur se kishte rrezuar edhe raketa, ndërsa tregoi bombarduesit Sukhoi Su-34 që shënjestronin pozicione ukrainase në Kursk.

Gjendja e emergjencës është shpallur edhe në rajonin tjetër të Belgorod, ku sipas autoriteteve lokale situata është ekstremisht e vështirë.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha në një mesazh se sulmet ukrainase kanë shkatërruar banese kanë vrarë e plagosur civilë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *