Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel tha se sulmi në digën Novaya Kakhovpka është i paprecedentë dhe përgjegjësit duhet të paguajnë pasojat.
“Jam i tronditur nga sulmi i paprecedentë në digën Nova Kakhovka. Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte dhe ne do të bëjmë Rusinë dhe aleatët e saj të paguajnë pasojat.”
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Charles Michel tha gjithashtu se kjo çështje do të diskutohet nga Këshillin e BE-së për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytja.
“Unë do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin e BE-së dhe do të propozoj një ndihmë më të madhe për zonat e përmbytura. Mendimet e mia shkojnë për të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo katastrofë”, vijon Michel.