Francë/ Është evakuuar një avion me pasagjerë në aeroportin e Parisit pasi u njoftua se në ambientet e saj është gjetur një pajisje e dyshimit e cila ishte me material eksplozivi. Avioni i cili u mor menjëherë në duart e autoriteteve vendase, ishte nisur nga Çadi i Afrikës dhe i përket kompanisë ‘Air France’.
Pas njoftimit, reagimi i qeverisë ka qenë i menjëhershëm duke ngritur një grup për manxhimin e krizave dhe për të zbuluar sesi qëndron e vërteta e këtij alarmi të dhënë.
Avioni u ul në pistë rreth orës 16:15 me orën lokale dhe u evakuua.
/Priza.al/