Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se rreth 170 mijë prindër kanë përfituar nga bonusi i bebes si asistencë nga qeveria. Por tashmë nga ky bonus, qeveria kërkon të përjashtojë emigrantët shqiptar.
Jo të gjithë prindërit shqiptar duhet të përfitojnë nga bonusi i lindjes. Nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik, qeveria shprehet se nga kjo nismë nuk duhet të përfitojnë më prindërit shqiptarë që nuk janë rezident në Shqipëri.
Nisma u bë publike 24 orë pasi Edi Rama publikoi në faqen e tij në rrjetin social ‘Facebook’ lajmin se, që nga vendosja e bonusit prej 40 mijë lekësh, kanë përfituar rreth 170 mijë prindër dhe arsyet se përse po shkojnë drejtë një nisme të tillë janë enigmatike pasi projektligji i hedhur për konsultim, nuk shoqërohet me një relacion shpjegues.