Kryeministri Edi Rama, pohon se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë përfituar bonusin e bebes.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka theksuar se dhe në buxhetin e 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.
MESAZHI I RAMËS:
36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes
Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.
Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur#FëmijëtTëParët
/Priza.al/