Kryeministri Edi Rama nga takimi me operatorët turistikë në Gjirokastër, tha se pensionistët do të marrin bonusin e fundviti.
Rama tha se ky vendim nuk kundërshtim, ku theksoi se pensionet janë indeksuar dy herë brenda vitit.
“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha ai.