Chelsea është shumë pranë transferimit të Romelu Lukakut. Të gjitha kushtet janë përmbushur dhe tashmë gjithçka është në dorë të Abramovich.
Një ofertë prej 120-130 milion eurosh do të bindte Interit teksa Lukaku është i hapur tashmë për të kaluar tek londinezët.
Nga ana tjetër 12 milion euro në sezon do të jetë rroga e Lukakut tek Chelsea teksa do të ketë dhe shtesa. Së shpejti vjen oferta e Chelsea-s ndërsa Inter duket se po sheh si zëvendësues Duvan Zapatan.
Një trekëndësh transferimesh pritet të ndodhë në fundjavë, me Lukakun që i bashkohet Chelsea-s, Zapata tek Inter, kurse Atalanta do të kërkojë Tammy Abraham.
/Priza.al/