Bora dhe Donaldi janë ndarë? Fshijnë fotot e njëri-tjetrit dhe nuk ndiqen më në rrjetet sociale

Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk po kalojnë ditë aspak të mira, pasi duket se ka një krisje në raportin e tyre.

Të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa kanë fshirë fotografitë që kishin bashkë. Por Bora vazhdon të ndjekë vëllain binjak të Donaldit, Romeon.

Siç duket, ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas dy vitesh bashkë.

“Prive” ka mësuar se Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë momentet më të mira aktualisht. Ende nuk dihen arsyet e kësaj shkëputje dhe nëse kjo është një kokëfortësi apo ndarje përfundimtare.

Gjatë këtyre dy viteve, romanca e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka pasur ulje-ngritje. Pak ditë më parë, ish-partneri i moderatores, Vin Veli rrëfeu se mes tyre kishte një marrëdhënie shumë të mirë. Ata takohen shpesh për shkak të djalit të tyre 6-vjeçar, Arborit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *