Bora dhe Donaldi rikthehen prapë bashkë

Disa ditë më parë moderatorja Bora zemani ka reaguar për lajmet fake që qarkullonin në adresë te saj, duke i siguruar ndjekësit e saj se mes saj dhe Donaldit kishte përfunduar çdo gjë.

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Bora nuk dukej aspak e “shqetësuar” teksa shoqëronte me makinën e saj Donaldin në një nga mbrëmjet e tij koncetore në Kosovë. Burimet thonë se e kanë parë çiftin në Morinë, të dy me kapele në makinën që i jepte Bora dhe ku Donaldi ishte pasagjerë. Në kufi janë regjistruar në të njejten kohë në regjistrin elektronik.

Pas tyre ka qenë dy vëllezërit e Donaldit, Romeo dhe Mario si dhe kantautori Elgit Doda. Pra çifti i shumëpërfolur i showbiz-it janë jo vetëm bashkë por edhe të pandarë. Me pak fjalë Borës po i bëhet ëndrra realitet duke e parë Donaldin 24 orë në 24 jo vetëm kur e kishte në Big Brother por edhe tani që e ka në të njëjtin institucion, madje edhe kur e shoqëron në koncertet e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *