Marrëdhënia e lënë pezull mes Borës dhe Donaldit është komentuar shumë kudo pasi ky i fundit ka shprehur hapur pëlqimin për Beatrix. Këtë herë kanë qenë dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa që kanë komentuar situatën në një video-live në rrjetet sociale, bashkë me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharavina.
Anaidi ka thënë se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se ajo është bërë “gjysmë robi”. Ai gjithashtu ka komentuar Donaldin, për të cilin ka thënë se nuk është duke e menaxhuar mirë situatën
“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi.
Pjesë nga biseda:
Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…
Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…
Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Kleidin e kuptoi…
Anaidi: Nëse nuk do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…
Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy…
Ndër të tjera Anaidi vuri në dukje se Donaldit iu bënë 5 surpriza brenda një nate, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Big Brother Vip.
/Priza.al/