Blogeri dhe gazetari Olti Curri këtë sezon i është rikthyer ekranit si opinionist në reality-show-n, “Big Brother Vip Kosova.” Disa ditë pas nisjes së këtij spektakli, Olti nuk i ka shpëtuar mikrofonit të “Prive-s”.
“Në “60 sekondat” e “Prive-së” Curri i dha përgjigje një prej zgjedhjeve që i ka ndarë shqiptarët në dy pjesë. Përballë pyetjes se kë zgjedh mes Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt, Olti Curri u shpreh se:
“Mendoj se meriton pak më shumë ngrohtësi Beatrix Ramosaj.”
Pak kohë më parë, Olti Curri tregoi se ka marrë ftesë nga produksioni i BBV në Shqipëri jo vetëm për të qenë banor, por edhe për rolin e opinionistit. Gjatë intervistës ai ka dhënë edhe arsyet që e çuan atë të refuzojë ftesën nga produksioni.
“Nuk kisha kohë fizike, unë punoj shumë, paguhem shumë mirë kështu që është një humbje e madhe. Do të humbja unë, do fitonte formati, nuk bëhet në këtë mënyrë, duhet të fitojnë të dyja palët. Patëm një bisedë, por ngeci. Kam përshtypjen se ka qënë ana ekonomike, asnjëherë nuk u mor një përgjigje e saktë, por është një e shkuar e harruar.
Nuk kam patur asnjë lloj raporti dhe nuk kam miqësi me ‘Top Channel’. Unë kam raporte pune. Është si ti thuash kirurgut a ke miqësi me pacientin që ke hapur barkun. Atë më duan për punë, unë i dua për punë. Kështu që është një marrëdhënie e tillë me televizionin”, u shpreh gazetari.