Nuk kishte dyshime për rikthimin e tyre, por tashmë vetë Bora Zemani ka konfirmuar ribashkimin me Donald Veshajn. Moderatorja ka publikuar foton e parë në rrjetet sociale krah aktorit, ku të dy shihen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.
Krahas fotos, e shkrepur në studion e “Më Lër të Flas” Bora shkruan: “Na lini të kërcejmë”. Ndërkohë nuk ka munguar as komenti i aktorit, i cili ka lënë disa emoji në komente.
Menjëherë pas fotos së Borës, faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram publikoi trailer-in e episodit të parë dhe gjejeni kush është e ftuar! Pikërisht prezantuesja dhe moderatorja Bora Zemani është e ftuara e parë e vëllezërve Veshaj. Duket se ajo do të flasë për raportin mes tyre edhe për programin më të ri që do të prezantojë “Dancing with the Stars”. Një episod që padiskutim do të pritet me padurim nga të gjithë deri në premierën e datës 1 tetor.
Me siguri përshkrimi i Borës në foton e dyshes “Na lini të kërcejmë”, e ka një arsye. Mos ndoshta Donaldi do t’i ‘kthejë qokën’ Borës dhe do të kërcejë në “Dancing with the Stars”?! Epo, mbetet për t’u parë.