Kanë qenë të shpeshta rastet ku ish-konkurentët e ‘Përputhen’ pasi përfundojnë eksperiencën e tyre, ndajnë një opinion jo shumë të mirë për persona të tjerë të përfshirë në programin e dashurisë. Shpesh hidhen akuza ndaj Olsa Muhametit për skenare apo situata të emisionit, por së fundmi Antonia Gjoka ish-konkurentja e ‘Përputhen 3’, ka folur për Bora Zemanin.
Së fundmi, në një intervistë Antonia është pyetur se cila është femra më mendjemadhe në showbizin shqiptar dhe nuk u mendua dy herë teksa tha emrin e Bora Zemanit.
“Do të thoja që është Bora Zemani, sepse kemi rastisur në të njëjtin koridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë, ndoshta ashtu ka karakterin e saj dhe unë jam dyfish kur nuk shoh ndonjë mirësjellje tek të tjerët,”- u shpreh ish-konkurentja.
Sakaq Antonia Gjoka gjithashtu tregoi se aktualisht është në një lidhje dashurie me një personazh të njohur, të cilin nuk preferoi t’ja thonte emrin.
Ndërkohë Bora Zemani nuk është më në drejtimin e Për’puthen, dhe në vendin e saj ka kaluar prezantuesja Ori Nebiaj. Bora Zemanin do ta shohim këtë sezon si moderatore të “Dancing With The Stars”, i cili pritet të nisë së shpejti.