Bora Zemani ‘lëshon fronin’ e prezantimit të Përputhen 3? Moderatorja u përgjigjet fansave

‘Përputhen 3’ është gati të rinisë shumë shpejtë, pasi Olsa Muhameti ka zhvilluar audicionet me djemtë dhe vajzat e interesuara për të qenë pjesë e programit, ndërkohë që janë përzgjedhur edhe më të mirët mes tyre.

Mirëpo ajo çka i ka munduar fansat këto ditë të fundit është se a do të jetë Bora Zemani prezantuese sërish?

Dhe më në fund Bora Zemani është përgjigjur dhe ka shuar kuriozitetin e të gjithëve.

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, shprehet Bora, teksa ju ka bërë thirrje vajzave që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit, sepse audicionet për djemtë janë mbyllur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *