Javët që lamë pas ‘Për’puthen’’ realizoi audicione duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshi edhe Prishtinën e Tetovën.
Pas përfundimit të turit, produksioni lajmëroi se të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kanë edhe një shans duke u paraqitur pranë televizionit. Dhe ashtu siç u njoftua audicionet po vazhdojnë dhe duket se tashmë janë konfirmuar konkurrentet e para të edicionit të tretë.
‘Kanë nisur audicionet! Aplikoni’, ka shkruar Bora Zemani në një fotografi të shpërndarë në story ku shihen dy vajza super-seksi, njëra bionde e tjetra brune të veshura njëlloj.
Dy konkurrentet e mundshme janë të kthyera me kurriz dhe të veshura njëlloj, por portreti i tyre nuk duket. Si duket do duhet të presim fillimin e edicionit të tretë për të shuar kureshtjen.
/Priza.al/