Me një video në ‘Instastory’, Bora ka zbuluar ankesën që ka në studion e ‘Përputhen’. Të gjithë konkurrentët i kanë kërkuar që moderatorja t’i ndjekë mbrapsht në ‘Instagram’.
“Ikën, e lanë fare emisionin vetëm për një follow”, ka shkruar Bora e cila ka premtuar se do i ndjekë sapo të mbarojë emisioni.
Më parë ajo ka treguar se duhet të jetë shumë e kujdesshme në raportin me konkurrentët, i cili shpeshherë ngatërrohet.
Ende nuk dihet nëse moderatorja i ka ndjekur tashmë apo jo të gjithë konkurrentët e ‘Përputhen’.
Të gjithë e dimë që tashmë ajo është mbretëresha e instagramit por, gjithashtu edhe personat që ajo ndjek janë të paktë ndaj dhe të gjithë konkurrentët kanë kërkuar që dhe ajo ti ndjekë në instagram.
/Priza.al/
/Priza.al/