Duputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare është shprehur kundër Bordit të Transparencës.
Braçe tha se në këtë vend nuk ka transparencë, duke shtuar se vendosja e çmimit nga bordi nuk ka sjellë asnjë ndryshim.
Ai thekson se zgjidhja e situatës është duke rikthyer konkurrëncën.
Pjesë nga fjala e Braçes.
“Të kesh një çmim unik, siç kemi sot në treg pa asnjë mundësi zgjedhje, produkt i një zinxhiri transaksionit, për mua, jo i gjithi transparent, nga një treg i dominuar me një metodologji me një çmim të hapur dhe abuziv, por edhe një treg të përqendruar e integruar vertikalisht nuk është gjëja e duhur nuk është gjëja për tu pranuar, është abuzim dhe ushqen abuzim.
Dy aktet normative për naftën benzinën dhe gazin janë aq të ndryshme në pak ditë, sa kjo nuk është një gjë e mirë. Unë mendoj se nuk ka transparencë të plotë. Thash rregullim por është pranimi i metodoliogjisë së çmimit që vetë tregtarët aplikonin muaj më parë.
Asnjë ndryshim nuk ka. Unë prej javësh kërkoj transparencë për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona. Nafta blihet në bursë, dhe jo sot për nesër, një muaj minimumi dhe disa muaj në avancë. Për muajin maj këtu shitjet janë të mbyllura, deri në mars të vitit 2023.
Ka që nga tetori i vitit të kaluar që bursa del për mirë, por Bordi nuk është marrë me këtë segment të transkasionit. E njeh kush kontratën se si vjen nafta në depozitat e tregtarëve tanë. Ka një diferencë shumë të madh enë shpenzimet që njohim. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është te rikthimi i konkurencës.
Ajo që duhet të ekzistojë duhet të jetë konkurenca dhe liria në treg në mënyrë që njerëzit të shkojnë të blejnë atje ku është mirë lirë dhe jo atje ku zhvaten më shumë”, tha Braçe./Priza.al