Në datën 3 maj Bordi njoftoi se çmimi i naftës me pakicë do të tregtohet me 172 lekë/litri, ndërsa sot njoftoi se do të tregtohet me 169 lekë/litri.

Sakaq, benzina një ditë më parë u njoftua se do tregtohej me 175 lekë/litri, ndërsa sot 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz një ditë më parë ishte 66 lekë/litri ndërsa sot 62 lekë/litri.