Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve .
Nga sot, Bordi ka njoftuar se nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 193 lekë/litri dhe me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Sa i përket benzinës çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Ndërsa gazi me pakicë do të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Nga ndryshimi i fundit i disa ditëve më parë vetëm nafta ka pësuar ulje me 4 lekë, ndërsa benzina dhe gazi mbeten në të njëjtin çmim.
Njoftimi i Bordit të Transparencës:
Vendim i Bordit të Transparencës- 08.03.2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 8 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.