Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta, benzina e gazi

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet më të fundit ku janë ndryshuar çmimet e karburanteve në vend.

Krahasuar me ndryshimin e bërë ditë më parë, në vendimet e reja, njoftohet ulja e çmimit të naftës me 2 lekë për litër, benzinës me 5 lekë për litër dhe e gazit me një lekë për litër.

Sipas vendimit, nafta nga 223 lekë/litri për pakicë, ulet në 221 lekë/litri.

Çmimi i benzinës nga 209 lekë/litri në 204 lekë/litri.

Edhe çmimi i gazit është ulur nga 74 lekë/litri që shitej, një litër do kushtojë tashmë 73 lekë.

Vendimi: 

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, – 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *