Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Ditën e sotme Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Sakaq, çmimi për shitjen me shumicë për naftën të jetë 207 Lekë/litri, 193 Lekë/litri për benzinën, 103 Lekë/litri për gazin.

Ndërsa për shitje me pakicë do të variojë me çmimin 219 Lekë/litri për naftën, 205 Lekë/litri për benzinën, 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Njoftimi i Plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë

207 Lekë/litri për gazoilin;

193 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

219 Lekë/litri për gazoilin;

205 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligj zbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *