Bordi i Transparencës ka vendosur sot në mënyrë të papritur që të rrisë çmimin e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 208 lekë për litër, nga 199 lekë që është sot, ose 9 litra më shtrenjtë. Ky vendim vjen në një kohë që nafta në Bursa është në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021.
Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.
Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Por, deri tani ndërhyrjen e Bordit vetëm sa kanë mbajtur lart çmimin.
Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë, pasi kompanitë do të ishin fleksibël të merrnin vetë përsipër rrezikun dhe të blinin më shumë sasi kur çmimi të ishte më i lirë në tregje, ndërsa tani janë të detyruar të bëjnë blerje në baza ditore për shkak të ndërhyrjeve të Borit.
SHUMICA
Nafta 196 Lek
Benzina 177 Lek
Gazi 59 Lek
PAKICA
Nafta 208 Lek
Benzina 189 Lek
Gazi 71 Lek
Çmimet do te ndryshojne sot ne oren 18:00.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./Monitor