Bordi i Transparencës rriti çmimin me 9 lekë, nafta bie në bursa në nivelin e para luftës në Ukrainë

Rritja e çmimit të naftës, duket se nuk është e njëtrajtshme me vlerën e saj në bursa. Bordi i Transparencës rriti ditën e djeshme çmimin e hidrokarbureve me 9 lekë për litër, ku nafta po shitet aktualisht me 252 lekë për litër, nga 243 lekë që ishte, ndërsa benzina po shitet me 241 lekë litri, kurse gazi me 81 lekë.

Sot në bursë prej orës 18:40 të mbrëmjes, çmimi i një fuçie naftë ka shkuar 96.03 dollarë, çmim i cili është më i lirë se ai që shitej para luftës në Ukrainë, ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë shitej afërsisht me 200 lekë litri.

Jo më larg se një muaj më parë, pikërisht në 17 qershor kur nafta në bursë tregohej me 116.81 dollarë, çmimi i naftës në Shqipëri ishte 265 lekë litri, që i bie të jetë shitur 13 lekë më shumë se çmimi aktual.

Ndërsa në bursë çmimi i naftës është duke rënë në Shqipëri vijon dhe ngrihet. Kujtojmë që 96 dollarë fuçia e naftës në bursë ka qenë në datë 23 Shkurt, një ditë para nisjes së luftës në Ukrainë, pikërisht kur në Shqipëri ishte me 198 lekë litri i naftës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *