Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja, me të cilat do të tregtohen karburantet në vend. Nafta do të blihet me 6 lekë më pak, ndërsa benzina me 1 lek më pak. Ky vendim do të vihet në zbatim pasditen e sotme.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.