Bordi merr vendimin: Rritet çmimi i naftës, ja për sa ditë

Çmimi i naftës do të vijojë të rritet në ditët e ardhshme. Është ky vendimi i marrë nga Bordi i Administrimit të çmimit të karburanteve, ndërkohë rritje pritet të ketë dhe çmimi i benzinës.

Më poshtë vendimi i bordit, që detyron karburantet të tregtojnë me të njëjtin çmim:

  1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/litër.
  2. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të jetë 233 lekë/litri.

3.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 218 lekë/litri.

  1. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e Premte, datë 25.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *