Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të karburanteve.
Nga sot, 1 nëntor nafta do të blihet me 236 lekë/litër, benzina 208 lekë/litri dhe gazi 74 lekë/litri
Vihet re se nafta është ulur me 4 lekë.
Njoftimi i plotë:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 1 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 31.10.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 929, + 63 nga data 11.10.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1088, – 21 nga data 11.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 119.25 ( – 1.39 nga data 11.10.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 224lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i shitjes së gazoilit/naftës për peshkim është 142 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.