Kur jemi në mesin e pranverës, dita e sotme është karekterizuar nga një mot i ftohte dhe temperatuera të ulëta.
Por nuk ka mjaftuar me kaq, në orët e darkës në disa zona të Korcës kanë nisur reshje të dendura bore të cilat deri më tani nuk kanë krijuar probleme në qarkullim.
Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore në Korçë, më saktësisht segmentin e Qafë Thanës si dhe zonën e Mokrës.
Ndërkohë që në Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq, raportohet për reshje të dobëta dëbore.