Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku gjatë mbrëmjes së djeshme u sulmua me bomba molotov dhe misioni i EULEX.
Borrell dënon çdo akt të përdorimit të dhunës dhe nënvizon se BE nuk do t’i tolerojë aktet kriminale në veri të Kosovës.
“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, dhe akteve kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë aktorët duhet të evitojnë përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell në Twitter.
j.l./ dita