“Ky është një lajm i mirë. Nuk kemi shumë lajme të mira, por shpresoj se kjo do të forcojë angazhimin tonë në Ballkan,” tha kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, paralajmëroi për sot fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe vlerësoi se është një “moment historik”.
Borell tha se votimi në Kuvendin e Maqedonisë “hapi dyert” për procesin që do të fillojë sot me Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel.
Kryeministri i Republikës Çeke: Këshilli i BE-së dha pëlqimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Këshilli i Bashkimit Evropian ka dhënë pëlqimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi Petr Fijala, kryeministri i Republikës Çeke, që kryeson Këshillin e BE-së.
“Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Është një sukses i madh i presidencës sonë,” tha Fijala në Twitter.