“Borën e duam në çdo stinë”/ Bledi Mane thumbon Kiara Titon?

Me siguri e mbani mend se sa herë Bled Mane ka ironizuar Kiara Titon në “Big Brother VIP”, ku thoshte se ajo do të jetë si Bora Zemani, të ketë karrierën e saj etj.

Gazetari ngrinte një paralele mes Borës dhe Kiarës duke krahasuar eksperiencën e kësaj të fundit në “Big Brother” dhe ndikimit që ky format pati te Bora një vit më parë, pa qenë pjesë e tij.

U bë viral një moment kur ai në dhomën e rrëfimit tek jepte nominimet me ironi tha se donte të nominonte Bora Zemanin e më pas u vetëkorrigjua duke thënë se ishte Kiara ajo që donte të nominonte.

Së fundmi, Blendi ka ndarë një foto me Borën në Instagram duke shkruar se: “Borën e duam në çdo stinë” dhe e ka shoqëruar më hashtagun “unike”.

Kjo është parë nga një pjesë e fansave edhe si ironi ndaj Kiarës, duke shpërthyer ne komente.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *