Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërkuar falje për festat që ka organizuar në ‘Downing Street’ në një kohë kur Britania e Madhe ishte nën izolim për shkak të COVID-19.
Në fjalimin e tij para parlamentit ai u shpreh se e kupton zemërimin e qytetarëve të tij me qeverinë britanike kur vetë ata që i vendosin rregullat nuk i zbatojnë ato, Ligjvënësit e opozitës kanë kërkuar që Johnson të japë dorëheqjen dhe madje edhe disa politikanë në Partinë e tij Konservatore kanë kërkuar largimin nëse zbulohet se ka thyer ligjet.
Johnson, i cili më parë ka refuzuar të thotë nëse ai mori pjesë në festë duke u shprehur se kishte menduar se ishte një event pune. Gazetat, duke përfshirë edhe ato pro-qeveritare paralajmëruan se nëse Johnson nuk e zgjidh çështjen, pozicioni i tij mund të lëkundët.
Skandalet e fundit të kryeministrit britanik kanë ndikuar në rënien e popullaritetit të tij. Sipas sondazheve më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se Johnson duhet të largohet nga posti i kryeministrit.
/Priza.al/