Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke i kërkuar Kosovës që të shtensionojë menjëherë situatën. Pasi BE dënoi dhuën në Zvecan ku u përplasën protestuesit serbë me forcat e KFOR, Borrell qëndron në të njëjtën linjë duke thënë se aktet janë të papranueshme.
“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.
BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ndalin përshkallëzimin situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi Borrell në rrjetin social ‘Twitter’.