Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar përsëri sa i përket situatës në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter Borrell ka renditur tre kërkesat që duhet të plotësojë Kosova, sipas tij nëse nuk zbatohet do të ketë pasoja të rënda.
“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani – Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona.“-shkruan Borrell.