Në një konferencë me gazetarë ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha së në 11 maj presin vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Ai tha se shpreson që takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 11 maj në Bruksel.
Sakaq, Vuçiç po qëndron për një vizitë në Bruksel, ku gjatë javës pritet të shkojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.